Klopp: Po mendoj të bëhem trajner i gruas

 

Jurgen Klopp është pa skuadër, pasi u largua nga Borusia Dortmund, pas shtatë viteve të mbushura me trofe.

Jurgen Klopp ka lëshuar një batutë interesante në përfudnim të finales së Kupës së Gjermanisë, duke thënë se po e mendon që të trajnoj  gruan e tij!

“Për shtatë vite me radhë kam përjetuar çdo ndjenjë të mundshme këtu. Nuk pendohem për asgjë te Dortmund. Kanë qenë shtatë vite të arta ku jam ndjerë gjithmonë i fuqishëm këtu. U jam mirënjohës çdo lojtari dhe zyrtari që kam njohur te kjo skuadër, por tani më duhet të bëj plane të tjera.

Aktualisht po mendoj vetëm të bëhem trajneri i Ullas, gruas time. Më duhet të shkoj në pushime që të jem afër saj pa presionin e të qenit trajner i një skuadre”, ka thënë Klopp.