Klopp dhe Ibrahimovic tek Galatasaray?

Duket se PSG dhe Ibrahimovic do të ndahen. Sipas medies turke “Ahaber”, presidenti aktual i Galatasaray, Unal Aysal, ka në plan të bëjë “bombën” e merkatos, duke afruar Ibra-n tek klubi turk. Këtë lëvizje presidenti do ta përdorë si taktikë për të fituar zgjedhjet që zhvillohen në kuadër të caktimit të presidentit të klubit.
Galatasaray edhe më parë ka afruar lojtarë të klasit botëror si Drogba apo Sneijder. Gjithashtu mësohet se Aysal ka një tjetër plan që mund të mahnisë të gjithë. Ky i fundit mendohet të ketë kontakte me trajnerin aktual të Dortmundit, Klopp ndaj nuk do të ishte habi që gjermani të jetë trajneri i ri i Galata-s.