Klop mes lotësh pranon mundësinë për ta drejtuar Bayernin

 

Lamtumirë më emocionale nuk mund të përjetohej më shumë se në “Signal-Iduna-Park”. Janë ata, tifozët më të zjarrtë në Gjermani dhe në Europë që dinë të organizojnë një ndeshje lamtumire.

80667 tifozë të Dortmundit dhe Verderit i dhuruan një koreografi spektakolare trajnerit Jurgen Klop dhe ish-kapitenit Sebastian Kehl, të cilët zhvilluan ndeshjen e fundit në arenën më të zjarrtë “Signal-Iduna-Park”. Në këtë atmosferë nuk munguan as lotët e Klopit dhe Kehlit.

“Nuk gjej fjalë të falënderoj këta fansa dhe këtë klub kaq madhështor. Mënyra ideale do jetë kurorëzimi ‘mbret’ i Gjermanisë. Nuk kam për t’i harruar kurrë këto momente”, nënvizoi trajneri Klop.

Klop nuk e ka mohuar që një ditë ta drejtoi edhe Bayrenin.

“Po, patjetër! Pse të mos e parashikoj një gjë të tillë? Jam trajner. Dua të punoj dhe pak, pasi për momentin është e vështirë”, u shpreh Klop.