Klop: Dorëheqje? As ndërmend se kam!

 

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje.
Skuadra e tij vazhdon të përjetojë krizë të thellë në rezultate, pasi tashmë kur janë zhvilluar 19 javë në Bundesligë ajo zë vendin e fundit në Bundesligë dhe rrezikon rënien nga elita e futbollit gjerman.
“Bateritë e mia janë plotë pas pushimit të dimrit dhe nuk janë zbrazur pas vetëm dy ndeshjeve. Nuk ka gjasa që të japë dorëheqje, unë jam i gatshëm për të përmbushur misionin që dëshirojmë për pjesën e dytë të sezonit”, ka theksuar Klopp.
E mbështetje të vazhdueshme strategut gjerman i kanë dhënë edhe drejtuesit e Borusias, por nëse gjërat vazhdojnë kështu, vështirë se kjo besnikëri do të zgjasë./Drenicapress.info/