Kjo VIDEO zbulon si manipulohet shorti i Champions Leagues

E përditshmja spanjolle “AS”, ka ngritur dyshimet e para për manipulimin e shortit të Champions Leagues.

“AS” ka kritikuar Ian Rush për mënyrën si tërhoqi çiftin e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve mes Reali dhe Atleticos, transmeton SYRI.net.

Shumë e dyshimtë është ky short pasi Rush i prek përciptazi të gjithë goglat dhe më pas zgjedh njërën.

Ky veprim të ngre hijet e dyshimit që goglat janë të pajisura me një teknologji që një sferë nxehet ndërsa të tjerat ftohen.

Videoja më poshtë vërtet lë vend për dyshime për mënyrën si janë përzgjedhur goglat.