Kjo nënë iu gëzua vrasjes së djemve të saj (Foto)

Kjo palestineze ndoshta është nëna e vetme në botë e cila është e lumtur që i janë vrarë të bijtë. Ajo iu gëzua këtij lajmi pasi djemtë e saj i konsideron ‘martirë’ dhe si të tillë do të shkojnë në ‘parajsë’.

“Është e vërtete se çfarë thonë se fëmijët tanë do të shkojnë në Parajsë dhe do të martohen me virgjëresha”, tha ajo.

“Ne e lavdërojmë Allahun për gjithçka. Është detyra jonë që t’i japim atij vetën dhe fëmijët tanë”, theksoi ajo.

“Nuk është se ne nuk i duam fëmijët tanë. Ne i duam fëmijët tanë, por gjithashtu vendlindjen tonë”, theksoi ajo.

Djemtë e saj, janë vrarë gjatë luftimeve me forcat izraelite./Express/