Kjo fotografi na bën me lot të gjithëve, tifozi drenicas qan pas eliminimit të Drenicës! (FOTO)

Drenica nuk ka arriti të kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Barazuan pa gola me Vëllaznimin, por ndeshja e parë e zhvilluar në Skënderaj, ishte fatale për skuadrën e Sedat Pajazitit, pasi barazimi 1-1 i dërgoi gjakovarët në finale, shkruan Drenicapress.info.

Tifozët e flaktë të Drenicës janë të mërzituar shumë nga ky eliminim.

Shumë prej tyre kanë qajtur si fëmijë në stadiumin e Gjakovës, ngase po e presin gjatë që skuadra e tyre e zemrës të kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës, dhe një trofe të vie në qytetin e tyre, Skenderaj!

Në fotografi shihen Shpendi e Jetoni të mërzitur që skuadra e tyre është eliminuar. Madje Shpendi qante si fëmijë! Një tifoz i madh që po jep shumë për skuadrën e tij të zemrës.

Një ‘BRAVO’ e madhe shkon për të gjithë tifozët e “Shqiponjave të Zeza” të cilët me përkrahjen e tyre po iu tregojnë edhe tifozerive tjera sesi duhet klubi i zemrës./Drenicapress.info

Fotografia e Shqiponjat e Zeza-Drenica

Fotografia e Shqiponjat e Zeza-Drenica

Fotografia e Shqiponjat e Zeza-Drenica

Fotografia e Shqiponjat e Zeza-Drenica

Lexo tjetër  Deputeti i AAK-së dyshon në ngjarjen e arrestimit të Gjuriqit