Kjo foto e këtij këlyshi në Mitrovicë ka prekur zemrat e shumë njerëzve

Një fotografi prekëse është shpërndarë në rrjete sociale, në të cilën shihet një këlysh duke qëndruar i shtrirë pranë nënës së tij të djegur.

Fotografia u publikua në Facebook me përshkrimin:

“Kqyre bre veq kqyre… veq kqyre. Nanen e kti klyshit e ka kall naj horr dikun e klyshi i vet kish flejt qaty. A din bre po fort mka prek po fort e kisha kall kadal kadale qat horrin qe e ka bo qit sen. STOP DHUNES NDAJ KAFSHEVE”.

Sipas përdoruesit që e ka publikuar këtë, fotoja është bërë në një fshat të Mitrovicës dhe qenin e ka djegur dikush qëllimisht, shkruan Gazeta Express.

Menjëherë pas publikimit të fotografisë, njerëz të vullnetit të mirë e morën këlyshin për t’u përkujdesur për të. /Express