Drenicakja Fatbardhë Hetemaj kandidate për Parlamentin e Finlandes

Shqiptarët janë bërë faktor i rëndësishëm në vendet ku ata jetojnë, integrimi i tyre në jetën shoqërore por edhe politike çdo ditë e më shumë po rritet.
Kemi parë shumë nga shqiptarë të cilët jetojnë në vendet e ndryshme të Botës, se si ata janë të sukseshëm në muzikë dhe ne aspektet tjera që lidhën me jetën shoqerore dhe politike. Një rast i suksesit të tillë është edhe Fatbardhë Hetemaj, e cila është me origjinë nga Sekderaji i Drenicës, që kishte migruar nga Kosova për në Finland, në vitin 1992 bashkë me familjen e saj.
Fatbardhë Hetemaj është njëra ndër shembujt më të mirë, që tregon se si janë integruar shqiptarët dhe se ata tashmë kan marrë fatin e vetë në duart e tyre
Fatbardha është shpërngulur në Finlandë si refugjate me familjen e saj nga Skenderaj në vitin 92, tani është asambleiste në komunën e Helsinkit dhe profesioniste në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Ajo ka studiuar ekonominë dhe këtë pranverë, do të mbaroj studimet master në fakultetin ekonomikë dhe ka studiuar menaxhim internacional në Angli dhe në Finlandë.
Momentalisht punon në organizatën “VMP Group” si biznes menaxhere e lidhjeve shoqërore dhe e burimeve njerëzore në sferën internacionale.
Por ajo do të marrë pjesë këtë vit në zgjedhjet Parlamentare në Finland, ku do të garojë për deputete në parlamentin Finlandez.
“Kur flasim për politikë, unë besoj në punën që bëhet me këmbëngulje dhe në ndikimin politikë që bëhet me vepra. Mirëqënja e të rinjve si dhe sigurimi i mundësive të barabarta për të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre, kanë qenë gjithmonë afër zemrës sime. Unë mendoj që Finlanda ka nevojë për mendime dhe këndvështrime të reja në politikën ekonomike, kështu që të mund të sigurojmë suksesin tonë në konkurencën internacionale.” thotë Fatbardha
Ajo shtoi se do të kandiojë për deputete, sepse vetëm kështu mund të rregullojë mangësitë në shoqëri, e një theks te veqant do t’i kushtojë shkollimit të fëmijëve në Finlandë dhe mundësisë së kushteve më të mira për t’u shkolluar. “Do të kandidoj në Zgjedhjet Parlamentare të pranverës 2015 në regjionin e Helsinkit, sepse puna legjislacionale është mënyra më e sigurt që të rreguolljmë mangësitë në shoqëri. Dua të punoj veçanërisht në parandalimin e izolimit apo vetmisë së fëmijëve dhe të rinjve. Çdo fëmiu dhe të riu duhet të i sigurohet një rrugë e drejtë shkollore dhe një vend i mirë për tu shkolluar dhe krijuar urat lidhëse me jetën e punës”,thotë Fatbardha.
Për Fatbardhën, Finlanda ka nevojë për një qëndrim të ri dhe për mënyra të reja për të vepruar dhe arritur më shumë, më shkathët dhe me pak fjalë.
Në faqen e saj thuhet se Fatbardha, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 ka fituar 4719 vota (në zëvendës rendin e dytë). Si asambleiste e komunës së Helsinkit vepron që nga viti 2012, ku gëzonë votat e 2169 votuesve. Në zgjedhjet europarlamentare të vitit 2014 ka vepruar si menaxhere e fushates zgjedhore të kryeministrit Alexander Stubb dhe si çmim për të gjithë ekipin që morri pjesë në këtë fushatë ishin 148 101 votat që fitoj zotëri Stubb. Tani ajo do të jetë para një sfide të madhe, e cila do të garojë për deputete në Parlementin e Finlandës, nga regjioni i Helsinkut. Zgjedhejt parlamentare në Finlandë do të mbahen këtë vit më 19 maj.