Kjo është arsyeja pse këto ikona keqinterpretohen (Foto)

Njerëzit që komunikojnë përmes Viber dhe Messenger, gjithnjë e më shumë po përdorin ikonat, për të cilat në fakt nuk e dinë se çfarë do të thonë.

Ikonat 1

Njerëzit në mbarë botën, shpesh keqinterpretojnë mesazhet që kanë pranuar për shkak të keqpërdorimit të ikonave, transmeton Telegrafi.

Fytyrat e vogla të animuara kanë për qëllim të shfaqin emocionet ose një lloj të caktuar të veprimit, por jo rrallë herë ndodh, që shpjegimi i dëshiruar të interpretohet në mënyrë krejtësisht të gabuar.

Siç raporton “Independent”, sipas një studimi të fundit, njerëzit shpesh përdorin ikonat për të cilat nuk janë të sigurt se çfarë domethënie në fakt kanë.

Ikonat 2

Ikonat ndryshojnë nga platforma në platformë, në varësi të rrjeteve sociale – Twitter, Instagram, Facebook, Snapchat, apo nga sistemi operativ i telefonave – Android dhe iOS.

Një universitet në Minesota në studimin e realizuar, vë në dukje se kur një përdorues i telefonit iPhone dërgon ikonën e buzëqeshjes së tensionuar në një telefon në Samsung, arrin me fytyrë të ndryshme të animuar.

Ikonat 3

Kur ky hulumtim është kryer me përdoruesit e aplikacioneve të njohura, për të interpretuar 10 ikonat më të njohura dhe ndjenjat që shprehin ato, përgjigjet dallonin shumë.

Në fakt, janë detyruar që çdo ikonë ta vlerësojnë nga -5 deri në 5, që është nota më e ulët e ndjenjave negative.