Kina prodhon makinën 3D – kushton vetëm 1600 euro (Video)

 

Teknologjia sot ka arritur që falë stampimit në 3D të përfitohen objekte të ndryshme, stoli, lodra, veshje e sende të tjera.
Por që të prodhosh një makinë dhe madje një makinë tërësisht funksionale, kjo po që e paparashikueshme.
Dhe sigurisht revolucioni vjen nga Kina, aty ku është stampuar makina e parë 3D. Makina dyvendëshe në ngjyrë të artë është quajtur ‘Shuya’ dhe kushton afërsisht 1600 euro.
Makina elektrike mund të arrijë shpejtësinë deri 40 km/h dhe i ka kaluar testet e para rrugore duke xhiruar nëpër rrugët e rrethinës Hainan, në Kinën jugore.
Sigurisht që jo të gjitha pjesët e makinës janë stampuar në 3D; vetëm kabina, pjesët e tjera janë ato të çdo makine tjetër elektrike. /shekulli/