Kina e dyta për të hyrat e aplikacioneve në iOS

Më parë gjatë vitit, kompania që merret me analizat e aplikacioneve mobile App Annie parashikoi se Kina këtë vit mund të arrijë edhe SHBA-të dhe Japoninë në aspektin e të ardhurave të gjeneruara nga aplikacionet e iOS.

Edhepse viti ende nuk është në gjysmë, parashikimi i App Annie duket të jetë në rrugën e duhur për të ardhur si i vërtetë: Kina vetëm se e ka kaluar Japoninë për të marrë vendin e dytë për të hyrat e gjeneruara nga iOS.

Vendi më i populluar në botë tashmë është lider në aspektin e shkarkimeve në iOS, një vend të cilin e ka fituar në TM1 2015 pas rritjes në tregun e ndikuar nga adoptimi i pajisjeve më të mëdha të Apple, iPhone 6 dhe 6 Plus.

Para kësaj, në vitin 2014, Kina ka qenë vendi i dytë më i madh për shkarkime në iOS. Vitin e kaluar, Google Play kishte 1.5 herë më shumë shkarkime sesa iOS, por Apple App Store ende kryeson në të ardhura që gjenerohen nga aplikacionet e kësaj platforme.

 
Loading...