Kim Jong-un bëhet pilot (Video)

 

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka transmetuar një video, ku shfaqet diktatori Kim Jong-un, teksa drejton një aeroplan.
Videoja e shfaqur tregon se ai është edhe një pilot i zoti. Sipas “The Telegraph”, mediet lokale raportuan se Kim Jong-un aeroplanin e uli vetë, ndërsa dy ndihmës i qëndronin pranë. Kamera është fokusuar gjatë gjithë kohës te lideri suprem, ndaj ndihmësit nuk duken në video.
Videoja u bë publike pas deklaratës televizive të liderit koreano-verior, i cili tha se do të jetë i hapur për bisedime me homologun e Koresë së Jugut.

 

 
Loading...