KH Drenica udhëton drejt Gjakovës

Klubi i hendbollit nga Drenasi, KH Drenica e cila po kalon në ditë të vështira që nga fillimi i këtij sezoni, këtë fundjavë do të udhëtoj drejt qytetit të Gjakovës, ku do të zhvilloj takimin kundër KH Vllaznimit.
KH Drenica do të udhëtoj drejt Gjakovës në kërkim të një fitore, e cila cilësohet si mjaft e vlefshme për klubin e Drenasit.
Takimi zhvillohet ditën e diel, duke filluar nga ora 17:00.  /drenicapress/