KH Drenica, sot më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahje të publikut

Klubi i Hendbollit nga Drenasi, KH Drenica, sot do të zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit të Kosovës në hendboll.

Kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë për Drenicën, pasi një fitore e sotme eventuale do të mbaj në superligë klubin nga Drenasi.

Drenica si vendas do të prêt KH Kastriotin nga Ferizaji. Takimi zhvillohet sot në palestrën sportive në Paklek të Drenasit, duke filluar nga ora 19:00.

Klubi nga Drenasi edhe përmes rrjetit social facebook, ka kërkuar që të përkrahet klubi i tyre në ndeshjen e sotme. Në një postim të faqes zyrtare të KH Drenicës në facebook shkruan:

Sot (e shtunë ) ë ora 19:00 në sallën sportive të Drenasit në Paklek, zhvillohet loja më e rëndësishme e kampionatit mes KH Drenicës dhe KH Kastriotit nga Ferizaji, pasi që vetëm një fitore na mban në superlige.
Por si duhet arrihet kjo fitore?
Lojtaret e din shumë mirë që duhet angazhim, por kemi nevojë më shumë se kurrë për publikun tonë, të na japin përkrahje.
Prandaj ejani, gjithsecili prej jush, të rritur e fëmijë, le të dëgjohet edhe njëherë zëri i publikut në këtë fund të sezonit, i cili ishte mjaft i vështirë, pothuajse i pamundur për klubin tonë. /drenicapress/