KH Drenica mposht KH Kastriotin

KH Drenica e ka përmbyllur takimin e sotëm më  fitore ndaj klubit të Ferizajit, KH Kastrioti.

Pjesa e parë e lojës u përmbyll me një diferencë të vogël në favor të Drenicës, ndërsa në pjesën e dytë pati sulme dhe shënime të golave nga të dy ekipet. Krejt në fund të lojës ekipi nga Drenasi arriti ta përmbyll takimin e sotëm me një gol diferencë, gol i cili dha shpresa se KH Drenica do të arrij të mbes në superligë të Kosovës në hendboll.

Takimi u përmbyll me rezultat KH Drenica 29- 28 KH Kastrioti. /drenicapress/