KH “Drenica” lojën e parë e fillon në Gjilan

Superliga e Kosovës në Hendboll startoj këtë fundjave. Klubi nga Drenasi, KH “Drenica” ndeshjen e parë do ta zhvilloj sot në qytetin e Gjilanit ku do të jetë mysafir i KH Zhegra.
Pas disa përgatitjeve intensive klubi drenicas nën drejtimin e Dukagjin Hasit dhe Muhamet Dubovcit si dhe me rikthimin e disa lojtarëve të mëparshëm, prite të kthehet me befasi në Superligën e Kosovës në Hendboll.
Takimi i sotëm zhvillohet në ora 16:30 në Palestrën e Sporteve në Gjilan.