KF Ferronikeli viziton ministrin Kujtim Shala

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti përfaqësuesit e Klubit Futbollistik “Ferronikeli” pas shpalljes Kampion të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Ministri Shala i përgëzoi përfaqësuesit e “Ferronikelit” për suksesin e arritur për herë të parë në histori të këtij klubi. “Ky është edhe një sukses për sportin e Kosovës, të cilin e bën gjithnjë e më shumë cilësor dhe konkurrent”, tha ndër të tjera ministri Shala.

Po ashtu, ministri Shala shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Klubin “Ferronikeli” dhe të gjitha klubeve tjera, në funksion të përparimit të futbollit në Kosovë.

“Ne presim shumë shpejt që futbolli ynë të arrijë të plasohet edhe në arenën ndërkombëtare”, tha ministri Shala, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen e ministrisë në përmirësimin infrastrukturës sportive në Kosovë.