KF Feronikeli prezanton logon e re të klubit (FOTO)

Pos që ka ndryshuar kryesinë dhe trajnerin, KF Feronikeli ka ndryshuar edhe logon e klubit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në Facebook:

 

Të nderuar, anëtarë të kryesisë, tifozë dhe ndjekës të aktivitetit të klubit tonë,

Me kënaqësi ju informojmë që nga tash, kjo do të jetë logoja më e re e KF. Feronikelit dhe nën të do të prezantohet klubi dhe lojtarët.

Një logo e tillë më së miri e përshkruan energjinë, dashurinë dhe shpirtin luftarak të lojtarëve dhe tifozerisë sonë.

Fotografia e KF Feronikeli

Lexo tjetër  Këto janë pagat e trajnerëve të Euro 2016, ku gjenet De Biasi?