KF Drenica mbetet pa trajner (FOTO)

Klubi i Drenicës dhe Sadat Pajaziti e kanë ndërprerë bashkëpunimin. Kështu është bërë e ditur në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

Edhe pse trajneri kishte kontratë edhe për një vit, ai nuk do ta drejtojë Drenicën në sezonin e ri.

“Pas takimit që Sadat Pajaziti ka pasur sot (e mërkurë) gjatë ditës me kryetarin e klubit , Ilir Veliqi, si dhe drejtorin sportiv, Tahir Lushtaku, është vendosur që me marrëveshje të dyanshme të shkëputet bashkëpunimi, ndonëse Pajaziti kishte kontratë me klubin edhe për një vit”, shkruan mes tjerash në njoftim.

Pajaziti u angazhua te Drenica në muajin janar të këtij viti, ndërsa më herët ishte trajner i KEK-ut.

 

Lexo tjetër  Skenderaj 1998: Thika e ngulur mbi posterin e Ibrahim Rugovës (Foto)