KF “Drenica” drejt hapave të sigurt

Klubi i futbollit “Drenica” është drejt hapave të sigurt, kështu u tha në takimin e mëparshëm të kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me përfaqësuesit e klubit.

Në këtë takim u shpreh vullneti, gatishmëria për të kontribuar secili nga pozita e tij, në suksesin e klubit, thuhet në njoftimin e komunës të cilin e transmeto Drenica Press

Trajneri i klubit futbollistik “DRENICA”, Sedat Pajaziti, u shpreh: “Është kënaqsi dhe privilegj të jem trajner i këtij klubi. Pretendimet e mia janë të arrihen majat e suksesit me këtë klub. Poashtu është e rëndësishme që me një filozofi të lojës, të qëndrojmë në pozitë të mirë dhe të qëndrueshme.

Në fund të takimit, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i deshiroi suksese në punën e tij, duke i konfirmuar mbështetjen e komunës. /Drenica Press/

Lexo tjetër  Çanta alarmon policinë në Prishtinë (Video/foto)