KF Besa apel tifozëve të saj: Tifozët e Niklit po vërshojnë drejt Pejës, ejani edhe ju!

 

Besa e Pejës sot luan ndeshjen derbi me Feronikelin, që mund të vendos titulllin e kampionit. Besës i duhet vetëm fitorja për të shpresuar në titull në ndeshjene fundit, kurse Niklit i duhet vetëm edhe një pikë dhe të kurorëzohet me titullin kampion për herë të parë në histori të klubit.

Besa ka ftuar pejantë që sa ma masovikisht të jenë në stadiumin për ta mbështetur klubin.

“Sot stadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami” do të stërmbushet me simpatizant. Nga Drenica janë mobilizu dhe do të vërshojnë në Pejë me tifozë, andaj edhe ne duhet t’ju tregojmë spektakël futbolli dhe të shofin edhe ai numer ë madh ë tyre se kush është ekipi më i mirë në Kosovë”, thuhet në një njoftim të klubit pejan në Facebook.