Këto tri kombëtare të mëdha mungojnë në kampionatin botëror

Me kualifikimin e djeshëm të Suedisë për në Kupën e Botës, 29 nga 32 ekipet që do të jenë në Rusi tashmë janë të njohura. Vetëm tri vende mungojnë me kalimin e tyre, çka do të vendoset midis ditës së sotme, të mërkurës dhe të enjtes. Atëherë ne do të dimë gjithsej pjesëmarrësit e “Rusia 2017”. Sidoqoftë, tashmë, ata që ishin të fiksuar me kualifikime direkte në edicionet e mëparshme, do të duhet ta shikojnë turneun nga televizioni. Rasti më i prekshëm është ai i Italisë. Ekipi axurr, katër herë kampion i botës (1934, 1938, 1982 dhe 2006) nuk ishte në gjendje të bënte një gol ndaj Suedisë në 180 minuta dhe me siguri do të mungonte në Rusi. Sepse, përveç kësaj, Italia kishte luajtur të gjitha Kupat e Botës, përveç asaj të vitit 1930 (nuk ishte ftuar) dhe 1958, që u mbajt, në mënyrë interesante, në Suedi, e cila dje ia nxiu faqen përpara botës. Por, Italia nuk është i vetmi ekip i madh, që do të mungojë në Rusi.

Hollanda, e treta në “Brazil 2014” dhe e dyta në “Afrikën e Jugut 2010”, u eliminua në fazën e kualifikimit dhe as nuk kishte mundësi për të hyrë nëpërmjet “play-off”-it. Këto janë dy mungesat që peshojnë në Botërorin e verës së ardhshme, nëse u referohemi ekipeve europiane, por në pjesën tjetër të botës ka pasur edhe surpriza. Në Amerikën e Jugut, kampioni aktual dhe dy herë i “Copa América”, Kili, mbeti gjithashtu jashtë dhe pa mundësi për të hyrë nëpërmjet “play-off”-it. E njëjta gjë ndodhi me Paraguajin, që mori pjesë në katër nga pesë Kupat Botërore të fundit. Edhe rasti i Kamerunit është kurioz. Pesë herë kampion i Afrikës, mori edicionin e fundit të garës kontinentale, por nuk mundi të futet në fazën finale ruse.

E njëjta gjë ka ndodhur me ekipet e tjera, që në vitet e fundit ishin mësuar të fshinin supet me më të mirët, si SHBA, që mori pjesë në gjashtë edicionet e fundit me radhë, pa buzëqeshur dot si Meksika, Kosta Rika dhe Panamaja. Ajo nuk mundi të luante as “play-off”-in, sepse vendi i ishte “pushtuar” nga një Honduras që dëshiron të vazhdojë të bëjë histori. Dhe nëse flasim për ekipet që janë kualifikuar për në Botërorin e Rusisë, nuk mund t’i harrojmë dy debutuesit: Islanda dhe Panamaja do të jetojnë një ëndërr nga qershori 2018. Si kundërpushtim, ekipi i vetëm që ka marrë pjesë në të gjitha Kupat e Botës është ende Brazili. Pjesa tjetër e vendeve që do të jenë në Rusi e kanë humbur për një arsye apo një tjetër një turne Botërori. Së fundi mbetet të mësohen tre emra, që ende mund të klasifikohen; Irlanda ose Danimarka, Australia ose Hondurasi, Peruja ose Zelanda e Re.