Këtij fshati të Skenderajt i shtohet edhe një rrugë me asfalt (FOTO)

Komuna e Skenderajt sot ka asfaltuara rrugët e lagjes Veseli të fshatit Likoc.

Me këtë rast Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura e ka vizituar Likocin dhe i ka uruar banorët e këtueshëm me rastin e përfundimit të asfaltimit të rrugëve në këtë lagje të Likocit.

Në një bashkëbisedim të përzemërt me z. Nura, banorët e kanë falenderuar Komunën e Skenderajt për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për ta.

Lagjet e fshatrave të Skenderajt po marrin pamje të re, ato po medernizohen me infrastrukturë të nevojshme që lehtëson jetën e banorëve.

 
Loading...