Këta janë nxënësit kreativ të fshatit Korroticë e Eperme, ja çfarë krijuan ata (FOTO)

Për të nderuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e Shkollës Fillore “Shaban Polluzha” Korroticë e Eperme, kanë marrë një iniciativë shumë interesante, duke krijuar një mural për dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton Drenica Press.

Profesor. Hajzer Gjoshi, së bashku me nxënësit e kësaj shkolle kanë krijuar një ambient mahnitës në këtë shkollë. Ata krijuan një mural me notat e himnit, ku u shprehën për Drenica Press, se e gjithë kjo punë u bë në shenjë ndërimi për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton Portali Drenica Press