Këta janë negociatorët për themelimin e Gjykatës Speciale (EMRAT)

Në shkurt të vitit 2015, një delegacion i Republikës së Kosovës kishte shkuar në Bruksel, për të negociuar me Bashkimin Evropian për Dhomat e Specializuara.

Më saktësisht me datat 4 dhe 5 shkurt, dy ekipet kishin dhënë propozimet e tyre për atë se si do të dukej Gjykata Speciale.Gazeta Blic ka siguruar emrat e ekipit negociues, që i kishte propozuar ish- presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Në krye të të cilit ishte ministri i dikurshëm i drejtësisë, Hajredin Kuçi.Ky ishte delegacioni nga Kosova që kishte biseduar në Bruksel për Gjykatën Speciale përbëhej nga: Hajredin Kuçi (Ministër i Drejtësisë dhe kryesues i grupit), Haki Demolli (Ministër i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës), Arsim Bajrami (Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë), Fejzullah Hasani (Kryetar i Gjykatës Supreme), Enver Peci (Kryesues i Këshillit Gjyqësor), Sylë Hoxha (U.D. i kryeprokurorit të shtetit), Selim Selimi (Këshilltar për çështje ligjore i presidentes), Donikë Qerimi (Eksperte ligjore), Gent Salihu (Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë) dhe Ehat Miftari për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorëve).Ndërsa delegacioni nga Bashkimi Evropian është përfaqësuar nga:Alexis Hupin, Stephan Marquardt, Fidelma Donlon, Guido Acquaviva, Ingrid Elliot, David Raic, Anne Sophie Massa etj…Propozimet kishin dalur pas bisedimeve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, 4-5 shkurt 2015.Amandamentet Kushtetuese lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar.

Gjykata Speciale ka sjell debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015 mes PDK-LDK që ishin në një koalicion qeverisës dhe opozitës VV, AAK dhe Nisma-s.
Nga opozita kërkohej që assesi të mos votoheshin ndryshimet kushtetuese, që do t’i hapnin rrugën Gjykatës Speciale.
Më i zëshmi në mbrojtje dhe në themelimin e Gjykatës ishte Hashim Thaçi atë kohë zevendes kryeministër dhe ministër i jashtëm.Thaçi insistonte që kjo ishte për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe heqjen e njollës të asaj që ai e cilësonte si luftë e drejt dhe për liri.Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që në atë kohë kishte postin e kryeministrit kishte përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale.Në këto kushte ishte votuar pro ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Speciales.Në fund të vitit të kaluar, Hashim Thaçi tash në postin e presidentit kishte nisur një fushatë kundër themelimit të kësaj gjykate.

Ku edhe ishte shprehur se përkrahje që ai kishte dhënë asaj në fillim ishte për shkak të premtimeve të Bashkësisë Ndërkombëtare e cila sipas tij kishte premtuar heqjen e vizave dhe përfitime të tjera për Kosovën.

Në këto rrethana në orët e vona të mbrëmjes së 22 dhjetorit Kuvendi i Kosovës kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme me qëllimin e rrëzimit të Gjykatës Speciale.

Para disa ditësh 43 deputetë kishin mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme ku do të shfuqizohej kjo gjykatë. Thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme i kishte paraprirë një peticion i nisur nga shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Megjithatë, më 23 dhjetor kishte dështuar mbajtja e kësaj seance, për faktin që VV dhe LDK e bojkotuan mbledhjen e Kryesisë, duke pamundësuar kuorumin, dhe kësisoj thirrjen e seancës.Insistimi për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale nga ana e liderëve tashmë ka cenuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare.Ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie ka theksuar se ky veprim i liderëve të vendit është thikë pas shpine ndaj SHBA-ve.Edhe me i ashpër ishte ambasadori britanik, O’Conell, i cili veprimin e liderëve të vendit për shfuqizimin e Speciales e ka quajtur si natën më të rëndë për Kosovën që nga lufta.

Lexo tjetër  AAK ia hap derën Bulliqit, pas goditjes që ia dha LDK-ja

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat kanë bërë thirrje që pala kosovare të tërhiqet përfundimisht nga ideja e shfuqizimit të Dhomave të Specializuara
Kryeparlamentari Kadri Veseli është zmbrapsur nga bashkë-iniciativa me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.Kolumna e plotë e Veselit:Kadri Veseli: Mbi dramën e Gjykatës Speciale

Gjykatën Speciale më së paku në botë e ka merituar Kosova që t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj!

Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë. Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të bëjmë krejt çka është e mundur që dëmtimi i shtetit të jetë sa më i vogël.

Nuk është fare çështje fati individual. Çështje është dëmtimi i padrejtë nga doktrina e barazimit moral të palëve të përfshira në luftë.DramaKy shkrim është bërë gati për botim disa ditë para festave të fund vitit që shkoi. Arsyeja pse publikimi u la pas festave ka të bëjë me faktin që ditët festive të qytetarëve të mos ngarkohen edhe më shumë më temat e rënda të politikës kosovare. Edhe ashtu, duhet pranuar, politika në Kosovë, me inatet, mllefin dhe energjinë negative të aktorëve të ndryshëm të saj, është bërë barrë e rëndë për jetën e qytetarëve tanë.Dita e 22 Dhjetorit ishte një ditë dramatike. Dramacitetit të saj, padyshim, i kontribuuam të gjithë, ne që jemi në politikë dhe të tjerët që flasin e shkruajnë për politikën nga pikëvështrime dhe interesa të ndryshme të ditës.Iniciativa e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e një gjykate kontraverse, nxiti reagime shpërthyese në qarqe politike dhe ato të spekulimit të lirë medial.Përveç disa shqetësimeve të karakterit pragmatik, asaj nate nuk i mungoi edhe aktrimi politik dhe shfaqjet e mllefit e të revanshizmit tipik ballkanik.Si rrallë herë, forcat politike morën pozicionime të qarta brenda dramës që po ndodhte.LDK-ja, tradicionalisht apatike, atë natë ishte hiperaktive. Dukej hapur se donte të shfrytëzonte momentumin e “qëndrimit të fortë” kundër, të ndërkombëtarëve ndaj iniciativës, për t’u dhënë goditje “armiqve të vjetër të kohës së luftës”, të cilët po tentonin “të ndalnin” Gjykatën Speciale. Natyrisht, në prapavijë të këtij qëndrimi të LDK-së, nuk gjendej asgjë tjetër, veç idesë se goditja e kundërshtarëve të saj nënkupton avantazh për rikthimin në pushtet. Gjithçka tjetër ishte thjeshtë cinizëm dhe retorikë boshe, përfshirë edhe atë për zgjidhjen e rasteve të rënda të krimeve politike ( ende të pa cilësuara kështu nga ndonjë verdikt gjykate).Në anën tjetër, partia Vetëvendosje, aq shumë e vetëshpallur si revolucionare dhe e padëgjueshme ndaj ndërkombëtarëve, atë natë dha shembullin e një dëgjueshmërie ekstreme. Një kërcim i madh revolucionar nga “idealizmi i pakompromis” në oportunizëm brutal. Kuptohet, për një arsye të vetme: Gjykata Speciale si mundësi për të ardhur në pushtet.Këto qëndrime të opozitës, si dhe alarmi për fundin e botës nga individë të politizuar brenda shoqërisë civile e mediave, treguan qartë se kush jemi e çfarë jemi për njëri-tjetrin!!!Për më tepër, zhvillimi i befasishëm i ngjarjes atë natë, dëshmoi një të vërtetë të pathënë deri atëherë se entuziazmi për Gjykatën Speciale nuk ishte vetëm kërkesë dhe dëshirë e jashtme. Fatkeqësisht, ishte edhe kërkesë e brendshme e luftës politike për pushtet dhe revanshit inatçor!22 Dhjetori si mësimNata e 22 Dhjetorit ishte e pazakontë.Edhe pse e kaluar tanimë, ajo duhet të mbetet mësim për të gjithë ne!Së pari iniciuesit, kur e menduan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duhet ta kishin menduar më mirë, pra edhe reaksionin kundër!Ata, në dështimin e tyre, treguan se nuk ishin të përgatitur dhe serioz për ta shtyrë përpara iniciativën e tyre. Do të thotë se nuk ishin të gatshëm të merrnin përgjegjësi!Një gjë na e ka mësuar jeta: kur fillon diçka, duhet të marrësh përgjegjësi e kjo nuk bëhet duke i ikur asaj.LDK-ja në anën tjetër duhet ta kuptojë se mundja e kundërshtarëve politikë, përmes gjykatave, nuk është rruga e duhur drejt pushtetit.Nevoja e ndriçimit të krimeve kundër veprimtarëve te LDK-së, si dhe krimeve tjera të kryera në Kosovë, ende të pazbuluara, është domosdoshmëri dhe interes nacional. Nuk është vetëm i LDK-së, por i gjithë Kosovës!E kam thënë në Kuvend dhe po e përsëris: PDK-ja do t’i jap përkrahje çdo veprimi, iniciative apo kërkese për t’i shkuar deri në fund këtij qëllimi, por trajtimi i tyre si kapital partiak për të marrë e mbajtur pushtet, do të mbetet një nga segmentet më të rënda të imoralitetit politik në Kosovën e pasluftës.Për më tepër, LDK-ja, hiç një mandat, gjithë kohën pas 1999, ka qenë në pushtet në Kosovë dhe nuk ka bërë asnjë hap konkret për ndriçimin e këtyre vrasjeve dhe vendosjen e drejtësisë.Në anën tjetër, partia Vetëvendosje, duhet ta kuptoj se ka edhe truqe në politikë, por kjo nuk do të thotë se krejt politika është mashtrim. Rebelizmi i tyre politik, do të duhej t’i shërbente forcimit të shtetit, e jo shkatërrimit të tij, siç e kemi parë deri me tani.Natën e 22 Dhjetorit, kjo parti, frikshëm, ka dëshmuar se sa manipuluese dhe joparimore është në qëndrimet e veta politike! Në ditët e fundit falsiteti i retorikës parimore të tyre është bërë kryetemë e mediave.Për partnerët perëndimorëPartnerët tanë perëndimorë janë pjesë pozitive e rrugëtimit drejt lirisë dhe shtetbërjes sonë.Orientimi ynë perëndimor është i plotë dhe pakushte. Ky orientim nuk është vetëm përcaktim gjeostrategjik. Është identitet kombëtar gjithashtu, prandaj nuk ka nevojë që të testohemi në këtë drejtim dhe në fragjilitetin aktual të ekzistencës sonë shtetërore.Nuk mund të trajtohet Kosova si shtet pa shtet, e as vonesat në përmbylljen e subjektivitetit ndërkombëtar, nuk mund të shndërrohen në gjendje të përhershme.Jonormaliteti i shndërruar në normalitet, është formulë e paqëndrueshmërisë dhe ushqim për tensione të vjetra.Kosova ka nevojë për përkrahje dhe mirëkuptim, në mënyrë që nga gjendja aktuale e vendnumërimit- të ecim përpara, e jo t’u japim shpresa forcave të errëta që duan ta kthejnë pas historinë dhe ta zhysin përsëri Ballkanin në paqartësi dhe jostabilitet.Kosova i ka problemet e saj reale, por ekzagjerimi i tyre për të arsyetuar izolimin e saj është i papranueshëm. Politika e standardeve të dyfishta është e pajustifikueshme. Ajo nuk i ndihmon askujt që dëshiron ta shoh Ballkanin pjesë integrale të strukturave euro-atlantike.Për Gjykatën SpecialeMë së paku në botë e ka merituar Kosova t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj! Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë!Qëndrimi im ndaj saj mbetet ai që e kam thënë në Kuvend tash e dy vite më parë. Nuk kemi mundur ta ndalnim as atëherë. 22 Dhjetori vetëm e dëshmoi këtë! Por, krejt çfarë ne mundemi, është të mos jemi aq entuziastë e naiv në pritshmëri joreale dhe të mos ushqejmë shpresa hakmarrëse.Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të bëjmë krejt çka është e mundur që dëmtimi i shtetit të jetë sa më i vogël. Nuk është fare çështje fati individual. Çështje është dëmtimi i padrejtë nga doktrina e barazimit moral të palëve të përfshira në luftë.Në këtë kontekst, bashkëluftëtarëve të mi, u them që të vazhdojnë të jenë të qetë dhe dinjitoz, siç kanë qenë gjithmonë. Të jemi krenarë, jo vetëm me luftën që kemi bërë dhe suksesin që kemi arritur, por të mundohemi të bëjmë edhe më shumë për shtetin e Kosovës.Askush nuk do të mund të na turpëroj për luftën që kemi bërë, e më së paku Gjykata Speciale. Këtë mund ta bëjnë vetëm egot personale për përfitime apo librezat e rrejshme të veteranëve.Për fundNga gjithë këto histori negativiteti, ne duhet të nxjerrim diçka pozitive në fund. Qartësisht, ne po i afrohemi një momenti që mund ta quajmë fillimi i fundit të manipulimeve të mëdha në Kosovë.Është paguar dhe po paguhet goxha çmim për gjithë këtë. Sfida imediate që kemi përpara është kjo: A mundemi të dalim nga qarku vicioz i këtyre viteve të fundit?Gjithsesi se po!Është koha për t’i bërë ndryshe gjërat.Së pari, opinioni, qytetarët dhe shoqëria jonë në përgjithësi, kanë nevojë që ne si klasë politike të defaktorizojmë inatin si motor të mendimit e veprimit politik.Nuk mund të ecim tutje të dominuar nga psikologjia e emocioneve negative të inateve personale, mllefit, urrejtjes dhe qasjes përjashtuese. Ka ikur njëherë e përgjithmonë koha e individëve që duan të bëhen heronj duke treguar se kush janë tradhtarët.Së dyti, duhet përfundimisht të gjejmë gjuhën e përbashkët të konsensusit nacional për kursin që do të marrë vendi, për përmbylljen e shtetformimit, për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndërmarrjen e një vettingu gjithëpërfshirës për zyrtarët e lartë të shtetit dhe hapjen e perspektivës ekonomike për qytetarët e Kosovës.Se bashku mund të nisim një agjendë pozitive dhe zhvillimore për vendin tonë. Është e domosdoshme ta bëjmë.E gjithë historia e popullit tonë është e mbushur me dëshmi që na tregojnë se në kohë momentesh të vështira janë lënë anash inatet për t’i dhënë rast bashkimit.Sot është momenti të dëshmojmë, më fuqishëm se kurrë, se jemi përfaqësues të denjë të këtij populli krenar.Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka mirëpritur deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me Gjykatën Speciale.Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme është akoma në fuqi.