Kështu u promovua libri për Hashim Thaçin në Londër (VIDEO)

Presidenti i vendit Hashim Thaçi një ditë më parë udhëtoi për në Britani të Madhe, ku në agjendën e tij ishte e paraparë pjesëmarrja në promovimin e librit të tij në Londër.

Nga zyra e presidencës kanë arritur dhe pamjet e momentit kur vet personazhi kryesor i ‘’Neë State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography’’ shihet ndërsa ndan autografe për ata të cilët do të pranojnë librin që i dedikohet jetës dhe veprës së tij, njofton Klan Kosova.

”Në fund shpresoj që ju të gjithë të gjeni gjëra interesante sa i përket jetës time e po ashtu dhe ngjarjes së Kosovës”, është shprehur Thaçi para të pranishmëve.

Ndërsa në një deklarim të tij përmes llogarisë zyrtare në Twitter, ai ka thënë se ndihet tejet i nderuar pasi në promovimin e librit që i dedikohet atij, ishin të pranishëm dhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.

”Isha shumë i nderuar që jam mysafir në prezantimin e biografisë time @ BitebackPub nga @rogerboyes & Suzy Jagger. Lord Robertson, @Martin Vickers, ministra të tjerë, deputetë dhe Lordë ishin të pranishëm. Ndjenjë e bukur për t’i parë Zotri Noel Malcolm, @JamesKerLindsay, @anthonybaileyEU dhe shumë miq të tjerë”, është shprehur Presidenti Thaçi, njofton Klan Kosova.

Lexo tjetër  Kërcënojnë veteranët, situata mund të dal jashtë kontrollit