Kështu festohet nesër Dita e Çlirimit të Drenasit

Nesër kremtohet Dita e Çlirimit të Drenasit. Për të shënuar këtë ditë, komuna ka paraparë një sërë aktivitetesh për ditën e nesërme.

Më poshtë gjeni agjendën e aktiviteteve të kësaj dite.

  1. 09:00, Homazhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve në Komunën e Drenasit;
  2.    (Për homazhe janë caktuar tri grupe nga stafi i Kryetarit të Komunës)
  3. 11:00, Seancë Solemne e Kuvendit Komunal me rastin e Ditës së Çlirimit të Drenasit;
  4. 12:00, Shfaqje teatrore për fëmijë në Sallën e kulturës ”Rifat Kukaj”;
  5. 13:00, Drekë me Kabinetin e Kryetarit të Komunës në Restaurantin “Dijamant”;
  6. 16:00, Hapja e Panairit të vogël të Librit për Ditën e Çlirimit të Drenasit në Sheshin ‘’Fehmi dhe Xhevë Lladrovci’’;
  7. 16:00, Hapja e ekspozitës nga Shoqata e Piktorëve të Drenasit në sallen e kulturës ‘’Rifat Kukaj’’;
  8. 16:00, Përurimi i Palestrës së Qytetit me emrin e heroit të Kosovës Hysni Jetullahu;
  9. 16:30, Turnir sportiv në Hendboll për nderimin e dëshmorit Hysni Jetullahu në Palestrën e Qytetit në Drenas;
  10. 18:00, Koncert Festiv me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Drenasit në sheshin Fehmi dhe Xhevë Lladrovci;
  11. 21:00, Finalja e Turnirit Tradicional Rasim Kiçina 2018 në Stadiumin Sintetik në Drenas;
Lexo tjetër  Stuhi e tmerrshme e shiut dhe breshrit përfshinë rajoni, çka e pret Kosovën? /Video-Foto