Kështu e ‘bllokoi’ bora Bajgorën (Foto)

Ende pa filluar dimri, reshjet e borës kanë sjellë probleme në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.

Në këto fotografi të siguruara nga Klan Kosova, e të cilat janë publikuar nga një banor i këtij fshati, shihet se reshjet e borës, kanë vështirësuar qarkullimin rrugor në këtë rajon të Mitrovicës.

Po në këto foto vërehen edhe një furgon, që po thuaj se ka dalë nga rruga për shkak të borës.

Pavarësisht se një mjet për pastrimin e borës vërehet në këtë fshat, banori që ka publikuar foto thotë se rruga nuk është pastruar.