Këshilltari i Jahjagës, kandidat për kryetar të Prishtinës

Arbër Vllahiu, ish-gazetar dhe ish-këshilltar i Presidentes së Kosovës, që aderoi para zgjedhjeve të fundit nacionale në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale që zhvillohen në tetor, njofton Klan Kosova.

Kandidatura e Vllahiut është zyrtarizuar nga AAK të shtunën (sot).

Arbër Vllahiu me të aderuar në AAK u emërua si këshilltar i kryetarit Ramush Haradinaj.

Gazetari i kamotshëm tani do të jetë në garën për të fituar kryeqytetin me AAK-në, parti kjo që s’ka arritur asnjëherë më parë ta fitojë kryeqendrën e Kosovës.

Deri më tani dihet vetëm një kundërkandidat i Vllahiut e ai është kryetari aktual, Shpend Ahmeti.

Partitë tjera ende nuk i kanë zbuluar kandidaturat e tyre.