Kërkohet ta luajë rolin e Adem Jasharit, flet aktori kosovar: Do ishte një dhuratë e madhe për mua!

Ende pa nisur xhirimet, filmi për heroin Adem Jashari bëri shumë bujë mediatike. Derisa regjisori dhe skenaristi i këtij filmi Luan Kryeziu pati thënë se për rolin e Jasharit janë interesuar shumë aktor, madje edhe aktori i njohur serbo-kroat Rade Sherbaxhija, ky i fundit për mediat serbe më pas mohoi këtë gjë. Madje Rade kishte thënë se ‘sikur ai ta pranonte ta portretizonte atë, atëherë krejt bota do ta pranonte Adem Jasharin”, kanë raportuar mediat serbe.

Kjo deklaratë e aktorit serbo-kroat bëri që më pas të ketë komente të ndryshme në rrjetet sociale. Ndërsa filluan edhe propozimet se kush nga aktorët shqiptar do të mund ta luante rolin e heroit legjendar Adem Jashari.

Deri më tani janë përmendur emrat e aktorëve: Mensur Safqiu, Avni Dalipi, Shpëtim Kastrati e Ismet Azemi. Por se këtë të fundit po e duan edhe shoqëria civile, e edhe një pjesë e madhe e artistëve tanë.

Vet Azemi për Indeksonline tha se ndjehet mirë për këtë përkrahje që po i bëhet, edhe pse nuk ka marrë deri më tani ndonjë ftesë e kjo varet nga regjisori dhe producenti i filmit.

“Kush nuk do të donte të luante figurën më të ndritshme të kombi. Unë e ndjej secilën përkrahje nga të gjithë ata që më njohin si njeri dhe si aktor.Unë përveç kësaj që po ndodh nëper media dhe rrjete sociale nuk kane ndonjë njohuri më të sakteë varet nga regjisori, producenti dhe të tjerët që janë përgjegjës për filmin”, ka thënë ai.

Aktori Azemi tutje shtoi se do të ishte nder dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi ta luante rolin e një heroi si Adem Jashari, teksa falendëron të gjithë ata që po ia besojnë këtë rol.

Lexo tjetër  Ja sa persona kanë votuar deri tani në Çikatovë të Vjetër (Foto)

“Unë jam aktor dhe do të ishte nder dhe përgjegjësi në botën shpirtërore të heroit tonë, ku gjaku i Adem Jasharit bëri një lum në trojet tona, lum ky që freskon këtë komb të lashtë. Unë pa dashtë shumë të them, do ishte një dhuratë e madhe për mua. Faleminderit të gjithë përkrahësit e mi, respekt për vlerësimet e punës simë”, ka përfunduar aktori./Indeksonline/