Kërcënon Rusia, vitin e ardhshëm mund të bllokohet Facebook-u

Shërbimi fedral rus i kontrollit të komunikacionit ka kërcënuar me bllokimin e rrjetit social Facebook nga viti i ardhshëm nëse kjo kompani nuk respekton ligjet ruse të internetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Aleksandar Zharov, drejtori i trupit rregullator të mediave ruse Roskomnadzor, të martën ka deklaruar se do të angazhohet që Facebook të përshtatet me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ligji i internetit në Rusi kërkon që kompanitë e huaja të dorëzojnë të dhëna personale tek autoritetet, gjë që ka hasur në kritika të mëdha.

Zharov tha se qeveria ruse e ka të qartë se Facebook është “platformë unike”, por paralajmëroi se nuk do të bëjnë asnjë përjashtim dhe se do të duhet të bllokojnë Facebook-un vitin e ardhshëm nëse kompania amerikane nuk i përmbahet ligjit.