Kërcenon ISIS-i: Për Romën po mbërrin ora zero

ISIS-i vazhdon të kërcënojë Europën. Së fundi disa përkrahës të organizatës terroriste kanë postuar në rrjetin social “Twitter” disa foto të Romës dhe Milanos, shoqëruar me disa mbishkrime kërcënuese.

Një nga fotot shoqërohet me një shënim në gjuhën arabe: “Shteti Islamik në Romë është duke vëzhguar objektivin dhe duke pritur orën zero”.

Në një foto tjetër duket katedralja e Milanos dhe në sfond qëllimisht shfaqen edhe makinat e policisë. Më herët ISIS-i ka thënë se Roma do të jetë objektivi i tyre i ardhshëm, si qendra e katolicizmit.

Një zyrtar i lartë afrikan tha për agjencinë italiane të lajmeve “ANSA” se në javët e ardhshme në Itali do të mbërrijnë anije me që do të kenë jo vetëm klandestinë, por edhe terroristë të ISIS-it.

milan1