Kërcënojnë banorët e Skenderajt, do të dalim në protesta nëse nuk ka ujë

Qytetarët e Skenderajt janë shumë të mllefosur me reduktimet e shpeshta të ujit. Ata thanë për Drenica Press se ka disa ditë që po përballemi me reduktime të ashpra të ujit, madje thuajse nuk kemi ujë fare.

Banorët e “Lagjes 2” që dëshiruan të mbetën anonim thanë për portalin Drenica Press se ka disa ditë që po kemi reduktime apo me mirë të themi nuk kemi ujë fare. Banorët e kësaj lagje thanë se “Lagjja 2” ka reduktime të shpeshta gjatë verës, por më e keqja se edhe në ditë plot acar ne po kemi mungesë të ujit nga ujësjellësi rajonal.

Për Drenica Press ata thanë se shumica e këtyre banorëve janë pagues të rregullt të ujit, por prapë janë në mëshirën e kësaj kompanie qe kur dëshirojnë të lëshojnë ujin e kur dojnë e ndalin edhe me ditë të tëra.

Qytetarët thanë se këto shqetësime i kemi adresuar në komunën e Skenderajt në drejtorinë për shërbime publike, poashtu edhe tek zyrtarët e kompanisë së ujësjellësit, ku kemi shfaqur pakënaqësitë tona, por deri më tani kemi pasur vetëm fjalë boshe dhe asnjë përmirësim nuk është bërë.

Në fund qytetarët e kësaj lagjeje paralajmëruan se nëse nuk ka përmirësim të furnizimit me ujë nga ujësjellësi do të dalim në protestë në shenjë pakënaqësie, sepse jeta pa ujë në Skenderaj është bërë e papërballueshme./drenicapress/

Lexo tjetër  Drenas, nesër pa rrymë këto vende