Kenia, një studente e mbijetuar pas sulmit barbar në kolegj

Është edhe një e mbijetuar nga sulmi në kampusin Garissa që ka shkaktuar 148 viktima në Kenia dy ditë më parë. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet spitalore pas atentatit fondamentalist të marrë përsipër nga Al Shabab.

Cynthia Charotich, 19-vjeçe, ishte fshehur në një dollap, duke u mbuluar me rroba. Vajza, ndryshe nga shokët e saj që kishin dalë nga vendet ku ishin fshehur pas kërkesës së terroristëve, ka qëndruar brenda në gardërobë.

Ndërkohë Ministria e Sigurisë ka njoftuar që agjentët kanë arrestuar pesë persona të lidhur me masakrën, të gjithë po tentonin të arratiseshin drejt Somalisë.