KDI: Çfarë e karakterizoj këtë vit Mitrovicën

 

Në konferencë vjetore për qeverisjen lokale, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoj raportin për vitin 2014 të 18 komunave (nga 38 gjithsej) para udhëheqësve komunal, qendror dhe organizatave të shoqërisë civile. Përpos problemeve kryesore që u listuan në këtë raport për secilën prej komunave, evidentohet edhe gjendja e premtimeve zgjedhore që secili kryetari i komunës kishte bërë në kohë fushate.

Çfarë e karakterizoj këtë vit Mitrovicën

Gjatë këtij viti Kuvendi Komunalë është karakterizuar me tensione ndërmjet pozitës dhe opozitës, që ndonjëherë kanë përfunduar edhe me etiketime, fyerje por edhe braktisje të seancave nga ana e opozitës (PDK).Ajo shumë vështirë e ka pranuar realitetin e krijuar që ndonëse me numrin më të madh të anëtarëve të Kuvendit (14) ka mbetur opozitë koalicionit të lidhur mes LDK, AAK, AKR që kanë 16, ndërsa LVV (4) dhe PD (1).

Të paktën 4 herë në seancat e deritashme këshilltarët e PDK-së kanë lëshuar seancat në njërën prej tyre për shkak të fjalës “ju jeni hajna” nga kryetari Bahtiri për çka është kërkuara falje dhe ata janë kthyer.

Ka patur shumë debate me replika dhe kundër replika kryesisht për të mbrojtur pozitat nga subjektet që vijnë ndërsa shumë pak rreth çështjeve që kanë të bëjnë me interesin apo me mbrojtjen e qytetarëve.

Një problem që ka ndikuar në fillimin e realizimit të premtimit të kryetarit Bahtiri për vendet e reja të punës, janë dhe pengesat procedura rreth dhënies së tokës në shfrytëzim, shpesh edhe duk prishur marrëveshjet dhe dakordimet private pas ndikimeve partiake, gjë që ka detyruar kryetarin Bahtiri që të nis fabrikën e këpurdhave në pronën familjare.

Problem tjetër imediat është çështja e mbetjes së sportistëve mitrovicas pa terrene sportive për stërvitje dhe gara kampionate, si shkak i projektit të njëkohshëm të punës në ndërtimin e palestrës së re multidimensionale dhe meremetimit të palestrës “Minatori”, duke mbetur sportet që luhen me dore pa terrene, ndërsa mitrovicasit pa mundësi të përcjelljes së këtyre sporteve.

Borxhi shumë i madh i trashëguar nga pushteti i kaluar, ka pamundësuar realizimin e shumë projekteve në komunën e Mitrovicës, rezultatet e këtij ekzekutivi do ishin akoma më të mëdha nëse shuma prej mbi 630 mijë euro, sa janë kthyer të investoheshin në projektet kapitale dhe ato emergjente në komunën e Mitrovicës.

Në raportimet rreth situatës së sigurisë, ai u është përgjigjur kërkesave të këshilltarëve të caktuar rreth masave që janë ndërmarrë konform kompetencave që ka Kryetari i Komunës.

Ai është ankuar në vazhdimësi nga opozita rreth mosrealizimit të premtimit që kishte bërë gjatë fushatës për investimet, përkatësisht për numrin e mijëra vendeve të reja të punës, ndonëse në muajin e fundit është nisur puna në zonën e lirë ekonomike, që mund të jetë edhe vend i investimeve, ndërkohë që së bashku me partnerët nga Korea dhe Japonia kanë nisur punën për fabrikën e këpurdhave dhe krijimin e vendeve të punës.

Në takimet avokuese të zhvilluara në komunën tonë, vetë takimi dhe pjesëmarrja në takimet publike për këshilltarët komunalë ka qenë sfiduese dhe obliguese pasi disa prej tyre vinin nga zona ku u mbajtën takimet (Kçiq dhe Vllahi), ku përveç qytetarëve kanë marr pjesë edhe ekzekutivi, këshilltarët dhe këshillat lokale të vendbanimeve.

Problemet kryesore të komunës

Procedura e shlyerjes së borxheve të trashëguara nga pushteti i kaluar, pamundësia për rishikim buxhetor për shkak të “ngërçit” institucional, mosplanifikimi real i të hyrave vetanake konform gjendjes dhe mundësisë që rezultojë me ngecje në inkasim; Problemi i vazhdimit të mbështetjes së kthimit të qytetarëve shqiptarë dhe rindërtimit të shtëpive në lagjet shqiptare si shkak i mbajtjes së zgjedhjeve, definimit të kufinjëve dhe krijimit të komunës Mitrovica e Veriut, rezultoj me ndërprerje të ndërtimeve dhe kthimin e qytetarëve në pronat dhe shtëpitë e tyre.

Pamundësia për të ofruar pronën komunale për investime bizneseve të jashtëm për shkak të procedurave të stërzgjatura dhe implikimeve në procedurat nga ministritë, prishja e marrëveshjeve për prona dhe proceset gjyqësore që prolongojnë dhe “lodhin” investitorët që rrezikojnë tërheqje dhe investime në vendet tjera.

Të arriturat në vitin 2014

Rritja e efikasitetit të administratës komunale, shkurtimi i kohës së nevojshme për pajisjen me një dokument sikurse edhe përgjigja në kërkesat e qytetarëve. Kontrolli strikt i punës së ndërmarrjes rajonale që menaxhojnë me mbeturinat, rezultate të dukshme në pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit. Lirimi i trotuareve nga uzurpimet në hapësirat para lokaleve afariste, posaçërisht largimi i shitësve ambulantë në rrugë si masë e Inspektoratit për kujdesin dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Shlyerja e dy të tretave të borxheve të trashëguara, rreth 600 mijë euro nga shuma e tërësishme e borxhit prej 930 mijë euro sa kishin trashëguar me marrje të pushtetit.

Vlerësimi për performancë në transparencë

Kryetari Agim Bahtiri konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka, në periudhën e deritashme, ka qenë shumë transparent dhe i hapur, duke kërkuara masa dhe përgjegjësi si nga administrata poashtu edhe ekzekutivi në shërbim të qytetarëve.

Ndonëse shumë prej drejtorëve të ri nga mosha dhe përvoja përjashtim të atij për Financa (Nysret Maxhera) ata janë përpjekur që të jenë në nivelin e detyrave dhe obligimeve, ndonëse janë përball me vështirësi të shumta, buxhet të vogël, probleme të realizimit të planifikimeve dhe përmbushje të kërkesave të qytetarëve.

Puna dhe performanca e anëtarëve të Kuvendit ku rreth 80% e tyre janë ulur për herë të parë në ulësen e Kuvendit le shumë për të dëshiruar, ata kanë mbrojtur më shumë kërkesat dhe qëndrimet e subjekteve dhe lokaliteteve prej nga vijnë se interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

Kryesuesi është treguar shumë bashkëpunues dhe tolerantë gjatë drejtimit, ndonëse është përball me sulme shpesh denigruese e fyese nga opozita me të cilët deri në zgjedhje ka qene në bashkëqeverisje, pasi kryesuesi vjen nga AKR që ishte koalicion me PDK në mandatin e kaluar.

Transparenca në Komunë

Lidhur me diskutimin rreth buxhetit komunal, Kuvendi Komunal për dallim nga viti i kaluar kur kishte organizuar takime me qytetarët në vetë qendrat dhe lokalitetet rurale, sivjet ka mbajtur 9 diskutime publike me qytetarët në sallën e Asamblesë Komunale.

Takimet kanë qenë me grupe të veçanta të interesit, me shoqërinë civile, shoqatat e

personave me aftësi të kufizuar, komunitetet, komuniteti sportiv, bizneset, të rinjtë dhe grupet joformale të grave. Në këto takime përfaqësuesit nga grupet e veçanta kanë adresuar propozimet dhe nevojat e tyre që janë marr në konsideratë.

Seancat plenare të Asamblesë komunale janë transparente dhe përveç organizatave që monitorojnë në vazhdimësi punën e Kuvendit dhe disa nga drejtoritë e Ekzekutivit, në to marrin pjesë edhe përfaqësues të pikave të propozuara por edhe qytetarë varësisht nga interesi që kanë. Seancat xhirohen nga vetë administrata dhe ajo më pas publikohet në uebfaqe, poashtu disa nga seancat xhirohen nga RTV Mitrovica që më pas ritransmetohen si të plota, përcjelljen nga agjensionet rajonale dhe mediat qendrore. Komitetet konsultative të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës janë: Komiteti konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Komiteti konsultativ për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Ambientit, Komiteti konsultativ për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komiteti konsultativ për Shërbime Publike dhe Zhvillim Ekonomik dhe Komitetin Konsultativ për Turizëm dhe Bujqësi.

Poashtu funksionojnë edhe Komitetet e përhershme të Kuvendit të Komunës: Komitetin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Komitetin për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Komitetin për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mbrojtje të Ambientit, Komitetin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ,Komitetin për Zhvillim Ekonomik dhe Komitetin për Barazi Gjinore. Ata kanë mbajtur takimet e tyre të rregullta në bazë vjetore, ku ka marr pjesë shpesh edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale, ndërkohë që një problem shqetësues mbetet mbarimi i afatit të anëtarësisë së disa prej anëtarëve të këtyre.

Qasja në Dokumentet Zyrtare. Kuvendi Komunal në Mitrovicë ka obliguar zyrën e

informimit që të mundësoj qasje në dokumentet zyrtare të gjithë personave që kërkojnë këtë. Nga 32 kërkesa 30 janë zgjedhur pozitivisht duke ofruar qasje në dokumentet e kërkuar në mënyrë të plotë, ndërsa në vetëm në dy është miratuar qasje e kufizuar në kërkesën e parashtruar. Ka patur disa përgjigje në mënyrën elektronike, kopje, ndërsa në disa tjera edhe me mënyrën elektronike edhe me kopje. Shumë nga kërkesat janë nga gazetarët, ndërsa në 13 raste janë kërkesa të shoqërisë civile, 8 prej tyre janë individë dhe 2 studentë Sa i përket fushës për të cilat është kërkuar qasje, 15 kanë të bëjnë me buxhetin dhe shpenzimet, 5 janë vendime të komunës, 1 kontratë e Komunës, ndërsa 9 janë projekte të caktuara.

Uebfaqja komunale vazhdimisht thuajse në baza ditore freskohet me lajme dhe

informacione të ndryshme, përfshirë këtu njoftime për shpallje, tenderë, vendime të

miratuara, rregullore nga Asambleja, publikime nga zhvillimet në zyrën e  prokurimit etj. Në faqen e komunës, poashtu gjenden të incizuara të gjitha mbledhjet e Asamblesë Komunale të Mitrovicës, njoftime te tjera të nevojshme për qytetarët e po ashtu ekziston edhe hapësira për lajmërimin e keqpërdorimeve dhe shkeljeve. Uebfaqja ngërthen në vete edhe anketën për kënaqshmërinë e qytetarëve me punën e ekzekutivit dhe legjislativit.

 Llogaridhënia në Komunë

 

Kryetari në dy raste ka ofruar raport nga puna dhe veprimtaria e tij, ndërkohë që është përball me sulme dhe kritikë nga opozita që e kanë akuzuar se nuk ka mbajtur premtimet për zhvillim, investime dhe vende të reja pune, me të cilat ka arrit të marr mbështetjen përkatësisht të bëhet kryetar i komunës.

Drejtorët përmes Bordit të Drejtorëve që mbahet në secilën të hënë bëjnë raporte të punës ditore dhe aktiviteteve që zhvillojnë, ndërsa kryetari vazhdimisht kërkon punë, angazhim dhe përgjegjësi. Në këto takime marrin pjesë përveç monitoruesve të Kuvendit edhe mediat lokale.

Në takimet me qytetarët që mbahen së fundi njëherë në muaj, marrin pjesë qytetarë jo vetëm nga komuna e Mitrovicës por edhe nga banorët dhe zonat rurale të zonave dhe lokaliteteve të komunave veriore të Mitrovicës, që tek Mitrovica gjejnë vendin e vetëm për kërkesa dhe mbështetje.

Kryesisht qytetarët kërkojnë strehim, punë dhe ndërtimin e infrastrukturës, ndërsa zyrtarët komunalë mbajnë shënime dhe procese jo vetëm nga pjesëmarrësit por edhe nga kërkesat që parashtrohen nga qytetarët përfshirë këtu edhe ata nga pjesët dhe lagjet e Mitrovicës së veriut.

Të shtohet bashkëpunimi me këshillat e lokaliteve dhe fshatrave në njohjen me problemet dhe nevojat që kanë ata dhe adresimin e tyre drejt faktorëve që do sjellin zgjedhje, përkatësisht të bashkëpunojnë me shoqërinë civile si një nga kontrolluesit dhe vlerësuesit më real të situatës në administratat komunale.

Në të gjitha këto takime marrin pjesë mediat qendrore qofshin ato elektronike perms korrespondentëve të vetë në Mitrovicë, po ashtu edhe për mediat lokale qofshin ato elektronike apo të shkruara.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës gjatë vitit që po kalon ka mbajtur në 6 mujorin e pare mbledhje javore me qytetarët, duke tejkaluar normën e parashikuar të takimeve me qytetarët. Në dy-tri raste ka raportuar rreth situatës së sigurisë dhe situatës rreth gjendjes së krijuar rreth “parkut të urës” dhe protestës së organizuar.

Janë mbajtur dëgjime publike lidhur me disa rregullore të miratuara sikurse edhe

prezantime të projekteve, përkatësisht ndikimit të tyre në jetën e qytetarëve në ato zona, ku ka patur propozime, vërejtje e sugjerime, mirëpo në ato vendimet janë marr me shumicë, sikurse ishte rasti i ndërtimit të mbikalimit në një nga rrugët më të frekuentuar ku kalojën nxënësit dy nga katër shkollat e mesme të qytetit.

Ata kanë qenë pjesëmarrës interaktiv në të gjitha debatet duke patur mundësi që të

diskutojnë, bëjnë vërejtje sugjerojnë por edhe të kundërshtojnë propozimet që kanë ardhur nga drejtoritë e caktuara.

Në takimet avokuese të zhvilluara në komunën tonë, vetë takimi dhe pjesëmarrja në takimet publike për këshilltarët komunalë ka qenë sfiduese dhe obliguese pasi disa prej tyre vinin nga zona ku u mbajtën takimet (Kçiq dhe Vllahi), ku përveç qy tetarëve kanë marr pjesë edhe ekzekutivi, këshilltarët dhe këshillat lokale të vendbanimeve.

 Prolongimet e Palestrave Sportive

 

Nisur nga fakti se qyteti i Mitrovicës është qytet i sportit dhe sportistëve të gjithë i janë gëzuar projekteve të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Sportit për ndërtimin e objektit shumë dimensional “Omnisport”, që do krijon mundësi dhe kushte më të mira për klubet, posaçërisht ato që luhen me dorë, ato që zhvillohen në palestra përfshirë këtu edhe kushtet që do krijohen për notarët me ndërtimin e pishinës gjysëmolimpike sikurse edhe meremetimi i palestrës “Minatori” që ka qenë e mbetet arenë e sportit mitrovicas.

Mirëpo ky gëzim dhe eufori e të gjithë komunitetit sportiv është zbehur dhe është shuar pas  vonimit të punimeve në këto objekte, sikurse edhe “gabimi” me apo pa qëllim i fillimit të meremetimit të palestrës “Minatori” dhe ndërtimit të palestrës tjetër në të njëjtën kohë duke lënë klubet dhe sportistët e sporteve me dorë, pa vend për stërvitje dhe pa vend për gara në ligat përkatëse kosovare.

Kjo vonesë dhe afatet shumë të prolonguar kanë sjell durimin qytetar në prag të reagimit, kjo është bërë nga drejtuesit e klubeve dhe sportistët që kanë patur kosto të rritur të pjesëmarrjes në gara pasi si stërvitjet poashtu edhe garat janë detyruar të i zhvillojnë jashtë Mitrovicës. Lidhur me këtë situatë kanë reaguar sportdashësit e tubuar të Torcidës, por edhe vetë klubet dhe sportistët.

Duke parë këtë situatë me zyrtarët e BE-së por edhe punëkryesit nga Portugalia në formë  debati dhe kritike është “biseduar” shumë herë nga nënkryetari i komunës Safet Kamberi, Drejtori i DKRS Kujtim Isa, ai i Urbanizmit Sami Zeka, ndërsa ditë më parë lidhur me këtë situatë dhe gjendjen e vështirë të sportit dhe sportistëve u debatua edhe në asamblenë Komunale, ku është miratuar një konkluzion ku i kërkohet BE-së që të ndërmerr masat që të përfundohen këto objekte (Omnisport dhe Minatori) para se të shkatërrohet sporti me dorë në Mitrovicë.

Në Kuvend në momentin e përpilimit të konkluzioneve kanë qenë të pranishëm 22 nga 35 këshilltarë që unanimisht kanë votuar kërkesat për caktimin e afatit definitiv të përfundimit të këtyre objekteve.

Kjo çështje ende mbetet e hapur pasi afat i fundit për përfundim ishte fillimi i nëntorit, ndërkohë që ka zëra që thonë se ai nuk do mund të përfundoj me këtë dinamikë as për vitin e ri.

Si kryetari, nënkryetari por edhe drejtorët janë angazhuar shumë në këtë çështje mirëpo nisur nga fakti se mjetet për këto projekte janë nga BE, përkatësisht nga Ministria, komuna është vetëm anëtare e grupit diskutues por nuk ka mekanizëm që mund të ndikoj në realizimin më të shpejtë apo sanksionimin e kompanisë punëkryese që ka shkelur të gjitha afatet që kanë qenë në projekt (marsi 2014).

 

Përballja me Borxhin Komunal

 

Problemi tjetër që ka marr shumë kohë, angazhim por edhe përpjekje të ekzekutivit në vitin që po kalon padyshim është kontrolli i të gjitha projekteve në realizim apo të projektuara, përkatësisht shlyerja e borxheve që ka trashëguar ky ekzekutiv nga pushteti i kaluar, që shkon rreth 1 milionë euro.

Në këtë kontest më së shumti punë ka pasur Drejtoria e Buxhetit dhe Financave e cila ka hasur në shumë projekte në të cilat është punuar pa asnjë plan apo projekt dhe miratim, gjë që ka vënë në vështirësi edhe punën e saj, ndonëse është konfirmuar se borxhi që ka patur komuna nga pushteti i kaluar ka shkuar mbi 930 mijë euro.

Kryetari me të marr detyrën së bashku me bordin dhe drejtorët ka kërkuar që të bëjë inventarizimin përkatësisht të skanoj gjendjen ekzistuese, ndërkohë që fal kursimeve që ka bërë në fushën e mallrave dhe shërbimeve, kursimit të derivateve krahasuar me pushtetin e kaluar, uljen e shpenzimeve në telefoni dhe rrymë sikurse edhe në dreka e darka, ia ka dal që të kthej një pjesë të madhe të këtij borxhi.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave përkatësisht drejtorit Nysret Maxhera deri në Shtator administrata komunale fal menaxhimit më të mirë të buxhetit por edhe realizimit të kursimeve në disa fusha, ia ka dal të shlyej rreth 600 mijë nga 930 mijë euro sa ka pasur borxh komuna pasi ka marr mandatin nga ekzekutivi që drejtohet nga kryetari Agim Bahtiri.

Në këtë punë të bërë Kuvendi Komunal nuk ka pasur thuajse asnjë rol, ndërkohë që

ekzekutivi nën kontrollin strikte të kryetarit dhe drejtorit të Financave ia ka dal që të kthej rreth 2 të tretat e borxhit total, që mund të llogaritet si sukses, ndonëse opozita thuajse në çdo debat ka kritikuar për inkasim të dobët, për realizim të ultë të investimeve kapitale dhe mos realizimin të premtimeve nga ana e kryetarit për 15 mijë vende pune.

Kjo ka bërë që në disa pika ku është debatuar rreth raportit të kryetarit por edhe drejtorisë për shërbime publike opozita të kritikoj mungesën e investimeve, shkallën e ultë të realizimit të projekteve të parashikuara, e posaçërisht mos hapjen e vendeve të punës që janë premtuar gjatë fushatës zgjedhore, ndërkohë që kthimi i borxhit që është trashëguar nga pushteti aktual asnjëherë nuk është komentuar.

Kryetari Agim Bahtiri por edhe Drejtori i Buxhetit Nysret Maxhera janë të mendimit se  ecuria e shlyerjes së deritashme të borxhit do të vazhdoj edhe në muajt në vijim duke dhënë shpresë se ai do mund të shlyhet tërësisht apo të mbetet fare pak deri në fund të vitit në të cilin ndodhemi.

Kjo mbetet të shihet në muajt në vijim ndonëse bazuar në situatën e përgjithshme dhe “ngërçin” rreth konstituimit të institucioneve qendrore ka ndikuar edhe në pamundësinë e ribalansit të buxhetit që ka detyruar Kuvendin që të anuloj zgjedhjet e propozuara për ribalans pasi ai nuk është aprovuar nga Ministria.

 
Loading...