Katër vjet nga vdekja e futbollistit të Feronikelit, Triumf Shabanit (Foto)

 

Loading...

Sot bëhen katër vjet nga vdekja e ish-futbollistit të Fushë-Kosovës dhe Ferronikelit, Triumf Shabani.

Triumfi, i cili ishte në fillim të karrierës, vetëm 20-vjeçar, vdiq më 28 qershor të vitit 2014 gjatë Muajit të Ramazanit pas një sulmi në zemër, derisa ishte duke luajtur një “termin” futbolli me shokët e tij.

Në një vjetorin e vdekjes së tij klubet futbollistike, Fushë-Kosova dhe Ferronikeli, patën organizuar një ndeshje miqësore për ta kujtuar talentin i cili premtonte shumë, njofton Drenicapress.info.

Gjatë kësaj ndeshje ishte shfaqur edhe një baner gjigant me portretin e Triumfit dhe numrin që mbante në fanellë.

13566920_1746563745558486_3674312757628277943_n

Kujtojmë se futbollisti nga Lugina e Preshevës hapat e parë në futboll i morri në ekipin e Fushë-Kosovës, ndërsa në kohën kur vdiq ka qenë pjesë e Ferronikelit.

Si për cdo përvjetor, edhe sot futbollisti Lapidar Lladrovci e ka kujtuar shokun e tij me anë të një postimi në Facebook.

“Sot u bënë 4 vite pa ty Triumf, vitet shkojnë shpejtë por kujtimet me ty do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në memorien time. Ishe shoku ideal, shembull për të tjerët. Të kujton shoku yt Lapidari”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në Facebook./Drenicapress.info

Lexo tjetër  Dekorata për dëshmorët shqiptarë të rënë në Kroaci