“Kartolina” e Balotellit për Gerardin (foto)

 

Mario Balotelli i ka dërguar një mesazh përshëndetës dhe të fuqishëm Steve Gerrard, që sot në Anfield Road, zhvillon ndeshjen e fundit para tifozëve të Liverpoolit.

Sulmuesi italian përmes një letre, ka thënë se ka qenë kënaqësi dhe përvojë e madhe për të, që të ketë për bashkëlojtar një kapiten si Gerrard.

Ja letra e plotë e Balotellit për Gerrardin:

“Stevie, kam pasur nderin të luaj me ju, jo për një kohë të gjatë, por kjo ishte një përvojë e mrekullueshme dhe e paharrueshme për mua.

Ju jeni një njeri dhe kapiten i madh. Është kënaqësi për t’iu lënë penalltitë dhe goditjet e dënimit për t’i gjuajtur.

Të uroj të gjitha të mirat ty dhe familjes suaj në aventurën e radhës. Ju meritoni më të mirën. Gjitha të mirat miku im, Mario Balotelli”, ka shkruar Balotelli