Kapitenin nuk e kënaqi një pikë

 

Kapiteni i Ferronikelit, Lapidar Lladrovci, është ndarë i zhgënjyer nga barazimi pa gola me Drenicen.
Sipas Lladrovcit, rezultati i takimit nuk është real, pasi skuadra e tij pati raste të shumta shënimi.
“Mendoj se ky barazim nuk ishte real, pasi kishim shumë raste të pastra shënimi dhe e dominuam tërësishtë takimin”, ka thënë Lladrovci për DrenicaPress.
Ai ka porositur kundërshtarin e sotëm, që ta falenderojnë Zotin për pikën e fituar.
“Nuk fituam pasi fati nuk ishte në anën tonë. Kësaj radhe fati ishte me Drenicën dhe le ta falenderojnë Zotin për këtë pikë”, ka shtuar Lladrovci.