Kapiteni Geci: Besojmë se do të kualifikohemi në finale

 

Kapiteni i Drenicës, Sami Geci, beson se me lojë të mirë dhe angazhim si sot, do të arrijnë të fitojnë ndeshjen e kthimit me Feronikelin, dhe të kualifikohen në finale të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Drenica barazoi 0:0 me Feronikelin, në takimin e luajtur në Prizren, aty ku i zhvillon ndeshjet si vendas, skuadra nga Drenasi.

“Hymë me vetëbesim, dhe bëmë paraqitje të mirë. Besoj se në ndeshjen e dytë do të luajmë edhe më mirë, dhe kështu të shkojmë në finale.

Të luash në këso temperatura dhe në bari artificial, është shumë e vështirë.

Sidoqoftë, janë edhe 90 minuta të vështira, dhe nuk i dihet asgjë”, deklaroi Geci për SuperSport Kosova.