Kanosin policin pasi nuk pajtohen me kundërvajtje, arrestohen të dyshuarit

Në orët e mesditës së datës 24  janar 2018, Policia në Mitrovicë  ka arrestuar dy  persona të dyshuar për veprën penale ‘kanosje  ndaj personit zyrtar’.

Rasti i kanosjes  është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” në  Mitrovicë, në kohën kur zyrtari policor ishte duke komunikuar me të dyshuarit  për një kundërvajtje  në trafik, me ç’rast dy të  dyshuarit në shenjë pakënaqësie kanë kanosur zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Dy të dyshuarit S.K., 39 vjeçar dhe G. K., 20 vjeçar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të rastit janë liruar për procedurë të rregullt .

Ndaj tyre  është iniciuar vepër penale ‘kanosje’. /Drenica Press/

Lexo tjetër  A të hyjë PDK në balotazh? Ky është vendimi sipas Basri Musmuratit