Kandidati i VV’së për Skenderaj e sulmon rëndë Frashër Krasniqin

Grushtimi i Milaim Zekës nga ana e deputetit të VV’së Frashër Krasniqi, është kritikuar edhe nga anëtar të kësaj partie.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Skenderajt, Kushtrim Mehmeti e ka sulmuar rëndë Frashër Krasniqin. Ky i fundit e grushtoi në emision direkt televiziv, deputetin e Nismës Milaim Zeka.

Mehmeti i ka kujtuat Krasniqit që jemi në shekullin 21, dhe ata që bëjnë veprime të tilla e kanë vendin në burg.

Shkrimi i plotë i Mehmetit në Facebook:

Frashër, ti e grushtove Vetëvendosjen, jo Milaimin!

Marre për ty, kërko falje dhe shko shikoje kalendarin. Kuptoje që jemi në shekullin XXI!

Kriminelët, hajdutët dhe vandalët vendin e kanë në burg.

Kundër veprimit të Frashërit. 

Lexo tjetër  Shkarkohet Bedri Bytyçi, imami thotë se deklarata e tij për Hilmi Haradinajn ishte emocionale (VIDEO)