Kandidati i AKR-së për kryetar të Vushtrrisë vizitoi ekspozitën “Muaji i pikturës”

Me rastin e hapjës së ekspozitës kolektive “Muaji i pikturës”, në Kalanë e qytetit në Vushtrri, i ftuar ishte edhe kandidati për kryetar nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Nasuf Aliu bashkë me anëtarët e tjerë të ekipit për Vushtrrinë e Re.

Me këtë rast kandidati për kryetar i përgëzoi të gjithë dashamirët e artit për kreativitetin e treguar në punën e tyre dhe u fasionua me punimet e secilit në këtë ekspozitë.