Kanceri po mposht senatorin McCain, shihni si është transformuar (Foto)

Pas diagnostikimit me tumor në muajin Korrik, senatori amerikan John McCain është përballur me një tjetër operacion. Zyra e McCain thotë se senatori pati një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e djathtë në thembër. Zyrtarisht thuhet se John McCain u operua për shkak të ngërçit në këmbë. Për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale, ai do të duhet të ecë me një protezë në këmbë për disa ditë.

Zyra e shtypit e senatorit 81­vjeçar sqaroi se operimi në këmbë nuk ka lidhje me kancerin në tru, sëmundje për të cilën McCain po trajtohet. Republikani ju nënshtrua operacionit në tru në mes të korrikut, pasi u diagnostikua me tumor agresiv të quajtur Glioblastoma. Glioblastoma është një tumor që formohet në indin e trurit dhe palcës kurrizore, sipas Shoqatës Amerikane të Trurit. McCain, veteran i Vietnamit dhe ish­i burgosur i luftës, u zgjodh në Senat në vitin 1986. Ai ishte kandidati presidencial i Partisë Republikane në vitin 2008 dhe humbi ndaj Barak Obamës.