Kancelari që ndihmonte Kosovën tani në Beograd

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder është duke qëndruar në Serbi.

Schroeder që tani punon si konsulent për kompani të ndryshme në vendet në tranzicion ka arritur sot në Beograd ku është takuar me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq. Gjatë takimit, Vuçiq dhe Schroeder do të flasin për investime të huaja në këtë vend.

Sic raportojnë mediat serbe, Schroeder do të marr pjesë në konventën finale të partisë së kryeministrit Vuçiq para zgjedhjeve që do të zhvillohen në serbi.

Ardhja e Schroederit ka irrituar shumë serb të cilët e kanë akuzuar atë për fushatën e NATO-s që kishte bërë mbi forcat serbe gjatë vitit 1999.