Kamioni me 8 tonë dorgë në kufi, pranga 18 policëve e doganierëve

Hetimet për tetë tonë drogë me kamionin e ndaluar në kufi kanë cuar në pranga thuajse të gjithë efektivët e policisë në Portin e Durrësit.

Të paktën 18 persona janë arrestuar, prej të cilëve 10 punonjës policie bashkë me shefin e këtij sektori dhe 8 doganierë.

Këto ndalime vijnë pas hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas ndalimit të kamionit me tetë tonë drogë.

Kjo cështje besohet se ka qenë në fokus edhe të vizitës së Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në Prokurorinë e Durrësit. Në këtë takim ai shoqërohej nga Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Z. Hadarmataj.

 
Loading...