Kallashi në duart e 10-vjeçares, për pak ta qëllojë kameramanin (VIDEO)

Në një video që po qarkullon në internet shihet një vajzë e re duke shtënë me armë automatike, dhe për pak plumbi nuk e qëllon njeriun i cili ishte duke incizuar.

Vajza nga Arabia Saudite shihet qartë se nuk mundi ta kontrollonte armën e fuqishme AK-74, duke qëlluar rreth e rreth saj.

Por për fat pak para se t’i drejtohet kameramanit, ajo hoqi gishtin nga këmbëza.