Kalimi nga FSK në FAK i vështirë

Lista Serbe po del të jetë më e fuqishme se sa  e kanë imagjinuar partnerët e koalicionit PDK-LDK. Për të bërë transformimi nga FSK në Forca të Armatosura të Kosovës do të duhen edhe dy të tretat e votave të deputetëve serbë në Kuvend.
Qysh në fillim të bashkëqeverisjes, Listë Serbe ka dëshmuar se do ta bëjë qeverisjen e PDK-së dh të LDK-së të vështirë. Pa dyshim, se pika më e nxehtë pritet të jetë shndërrimi i FSK-së në ushtri, shkruan Kosova Sot.
Duke para qëndrimet e Listës Serbe, shumë analistë mendojnë se Kuvendi i Kosovës do ta ketë shumë të vështirë kalimin e Ligjit për FAK-un dhe do të duhet të presë që FSK-ja të bëhet ushtri.