Kadri Veseli nesër viziton Drenasin

Pretendenti për ta udhëhequr partinë më të madhe në Kosovë, Kadri Veseli, nesër do të vizitoi komunën e Drenasit, ku pritet ta paraqes kandidaturën e tij për të udhëhequr me PDK-në.

Veseli është duke ushtruar detyrën e kryetarit të PDK-së, pasi i pari i kësaj partie është zgjedh në postin e Presidentit të vendit.

Takimi i nesërm (28.04.2016) pritet të filloj nga ora 16:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit, ku do të zhvilloj takim me strukturat udhëheqëse të PDK-së, dega në Drenas. /Drenica Press/

Lexo tjetër  Shihni listën e asambleistëve të VV-së, kush është me Shpendin e kush me Albinin