Kadare merr “Çmimin e Jerusalemit” për vitin 2015

Shkrimtari Ismail Kadare ka fituar Çmimin “Jeruzalemi” për 2015-n, i cili në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jerusalem, muajin tjeter, do t’i dorëzohet nga kryetari i komunës, Nir Barkat.
Sipas gazetës Haaretz, transmeton Respublika, Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në shkrimet e tij. Arsyetimi i vendimit të jurisë së Jerusalemit:
“Kadare është një tregimtar ironik dhe tepër interesant që rrëfen shkëlqyeshëm me nënkuptime të tërthorta rreth fajit kolektiv, veçanërisht në mos ndëshkimin e këtij faji… Edhe pse në formën e të shkruarit personazhet janë kryesisht lokalë, kuptimi dhe rëndësia janë padyshim universale”.